Drake shumë shpejt mund të ketë një fëmijë. Të paktën kështu thotë ylli i pornografisë, Sophie Brussaux e cila po deklaron në çdo gazetë apo revistë amerikane se ajo ka kryer marrëdhënie seksuale me Drake dhe ky i fundit e ka lënë shtatzënë. Ajo madje ka nisur edhe një seancë gjyqësore në New York kundër Drake.

 

 

Në fakt Drake është fotografuar më parë me Brussaux në janar të këtij viti dhe ndoshta ata kanë pasur ndonjë histori të shkurtër.

 

 

Megjithatë Drake ka kthyer përgjigje për TMZ ku ka thënë: “Kjo grua ka një të shkuar të mbushur me pikëpyetje. Ajo ka pasur një sërë marrëdhëniesh me burra të ndryshëm. Ajo ka probleme me dokumentat në SHBA dhe tani po shpik një shtatzani…” – ka thënë ai.

 

 

Ndërkohë avokati i reperit thotë se ylli i pornografisë gjatë kohës që ka njohur Drake, ka qenë në një marrëdhënie me një reper tjetër të njohur me ngjyrë që me shumë mundësi është i ati në rast se kjo histori është e vërtetë.

 

 

Por sërish, Brussaux ngulmon se ajo ka mesazhe që e vërtetojnë se Drake është i ati dhe do ti tregojë të gjitha në gjykatë.

 

 

                                           

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *