Forcat izraelite kanë zgjeruar ofensivën tokësore në kampet e refugjatëve në Gazën Qëndrore ndërsa një zyrtar i lartë ka paralajmëruar se lufta do të zgjasë me muaj.

Komunitetet e mbipopulluara palestineze kanë qenë gjithashtu në shënjestër teksa banorëve iu është kërkuar të evakuohen.

Njoftimi i ushtrisë për zonën e re të betejës kërcënon shkatërrim të mëtejshëm  të rripit të gaës i cili prej më shumë se dy muajsh është në kushtet e mbijetesës.

Forcat izraelite janë përfshirë në luftime të rënda urbane nga veriu deri në qytetin jugor të Khan Younisit, duke i shtyrë palestinezët në zona gjithnjë e më të vogla strehimi.

Ndërkohë, rreziku për përhapjen e konfliktit në të gjithë rajonin është rritur në ditët e fundit me përshkallëzimin e sulmeve ndaj trupave amerikanë dhe anijeve tregtare të huaja.

Grupi i armatosur i jemenit, Huthi ka marrë përgjegjësinë për disa sulme ndaj anijeve në Detin e Kuq ndërsa Izraeli ka deklaruar se po sulmohet nga 6 fronte pas të cilave qëndron Irani.

Konflikti i armatosur ka shkaktuar deri më tani rreth 21 mijë vktima, pjesa më e madhe e të cilëve gra dhe fëmijë, ndërsa Izraeli është zotuar se do të vazhdojë sulmet deri në shfarosjen e plotë të Hamasit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *