Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu paralajmëroi Iranin se është “brenda rrezes së sulmeve ajrore të Izraelit”.

 

Netanyahu i bëri deklaratat pasi përmendi, atë që ai e përshkroi, si kërcënim të Iranit për ta shkatërruar Izraelin.

 

“Kohën e fundit, Irani ka kërcenuar me shkatërrimin e Izraelit”, tha Netanyahu gjatë qëndrimit në bazën e forcave ajrore izraelite, përderisa po vizitonte njësinë e aeroplanëve F-35 të prodhuar nga SHBA-ja.

 

“Duhet të kujtojmë se këta aeroplanë mund të arrijnë kudo në Lindjen e Mesme, përfshirë Iranin, dhe sigurisht Sirinë”, tha Netanyahu.

 

Javën e kaluar, një zyrtar iranian, u citua nga agjencia gjysëm shtetërore e lajmeve Mehr, të ketë thënë se nëse SHBA-ja e sulmon Iranin, atëherë Izraeli do të shkatërrohet për gjysëm ore.

 

Izraeli ka kohë që ka thënë se gjitha opsionet janë në tryezë për të siguruar se Irani nuk zhvillon armë bërthamore, si dhe ka kryer sulme ajrore në objektivat iraniane në Siri.

 

Teherani ka mohuar se po zhvillon armë bërthamore.

 

Shtetet e Bashkuara dhe vendet tjera perëndimore e akuzojnë Iranin si sponsorizuesin kryesor të terrorizmit në rajon. Uashingtoni ka thënë se “kurrë nuk do të lejojë” që Irani të posedojë armë bërthamore./REL

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *