Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
22 June 2026
Vizion fokus

“Grupe me grekë e serbë të infiltruar në protestë”,...

Velipojë/ Pësuan avari në det, Policia Kufitare u vjen...

“Trump është njeri i paqes”, bisedimet në Zvicër, kryeministri...

Tragjedi në Spanjë, 3 adoleshentë humbin jetën pasi mbetën...

Dyfishohet taksa e pronës! Pipiria: Operacionet e SPAK, a...

Ligji, do tatohet gjithçka, por kur do të mbarojë...

Ja si do të “shfryhet” trafiku në Tiranë-Durrës? Gjobë...

Berisha dënon grisjen e flamurit të Izraelit gjatë protestës...

Rama: Kujdes nga “ushtarët e verbër”. Kryeministri reagon për...

Mediat iraniane njoftojnë se përfundoi raundi i parë i...

Izraeli synon hapjen e plotë të ekonomisë në prill

24 Shkurt 23:28

Izraeli synon të rihapë ekonominë nga 5 prilli, pasi të ketë vaksinuar të gjithë popullsinë e përshtatshme kundër koronavirusit, si dhe është në bisedime me prodhuesit e vaksinave Pfizer dhe Moderna për të hapur fabrikat e tyre në këtë shtet, ka thënë kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu të mërkurën.

Izraeli është duke importuar aktualisht vaksinat e kompanive Pfizer/BioNTech dhe Moderna.

Deri më tani ky shtet ka vaksinuar pothuajse 50 për qind të popullatës me një dozë të vaksinës kundër sëmundjes COVID-19, që shkakton koronavirusi.

Izraeli ka një popullsi prej 9 milionë banorëve dhe aktualisht është një prej vendeve më të shpejta në botë sa i përket vaksinimit.

Të dielën, Izraeli ka rihapur shumë biznese, duke përfshirë dyqanet në rrugë dhe qendrat tregtare, ndonëse disa institucione janë hapur vetëm për personat e imunizuar nga vaksina, apo të shëruarit nga COVID-19.

Shumë fëmijë u janë kthyer shkollave, ndonëse fëmijët e shkollave të mesme vazhdojnë të mësojnë nga shtëpitë.

Duke folur para gazetarëve në Tel Aviv, Netanyahu ka thënë se të gjithë izraelitët mbi moshën 16-vjeçare pritet të vaksinohen deri në fund të marsit, duke lejuar hapjen e plotë të ekonomisë në prill.

Netanyahu, i cili synon të fitojë prapë pozitën e kryeministrit në zgjedhjet e 23 marsit, ka thënë se është në bisedime me udhëheqësit e kompanive Pfizer dhe Moderna.

“Ne do të krijojmë dy fabrika, të cilat do ta shndërrojnë Izraelin në pjesë të zinxhirit global të vaksinave”, ka thënë ai.

Të martën autoritetet izraelite kanë thënë se do të dhurojnë një sasi të vaksinave kundër COVID-19 për territoret e udhëhequra nga palestinezët dhe për disa shtete tjera./ Rel

Posted Under:
Bota Kryesoret
Tagged:
Ekonomia Izraeli masat anticovid Vaksina

Nga e njëjta kategori

“Grupe me grekë e serbë të infiltruar në protestë”, Rama reagon pas deklaratës së aktivistit: Avash avash, të gjithë do dalin

më shumë...

“Trump është njeri i paqes”, bisedimet në Zvicër, kryeministri i Pakistanit: Irani e menaxhoi krizën me dinjitet

më shumë...

Tragjedi në Spanjë, 3 adoleshentë humbin jetën pasi mbetën të bllokuar në një zonë shkëmbore pranë bregdetit

më shumë...

Ja si do të “shfryhet” trafiku në Tiranë-Durrës? Gjobë kush bllokon korsinë e emergjencës

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

11:12

“Grupe me grekë e serbë të infiltruar...

11:05

Velipojë/ Pësuan avari në det, Policia Kufitare...

10:05

“Trump është njeri i paqes”, bisedimet në...

9:39

Tragjedi në Spanjë, 3 adoleshentë humbin jetën...

9:19

Dyfishohet taksa e pronës! Pipiria: Operacionet e...

8:32

Ligji, do tatohet gjithçka, por kur do...

8:11

Ja si do të “shfryhet” trafiku në...

8:06

Kur do të jenë gati mbikalimet për...

7:51

Dita e 22-të e protestës në Tiranë,...

7:29

Berisha dënon grisjen e flamurit të Izraelit...

6:53

Rama: Kujdes nga “ushtarët e verbër”. Kryeministri...

6:42

Yjet premtojnë: Përmirësim i madh financiar për...

6:20

Mediat iraniane njoftojnë se përfundoi raundi i...

5:57

“Do ta kemi Marrëveshjen e Re për...

5:06

Heqja e flamurit izraelit gjatë protestës në...

4:21

Protesta e 20 qershorit, e gdhinë para...

4:03

Trump i vendos ultimatum Iranit: Ndalni ndërhyrjet...

3:44

Historike në Britani, Mbreti Charles bëhet monarku...

3:07

Aksident fatal në aksin e vjetër Fushë-Kruj-Laç,...

2:38

Bazohuni në përvojën e mamasë tuaj, 8...

Më të klikuarat

  • Djali i kishte ikur në Greqi për punë sezonale, 55-vjeçarja...
  • E rëndë, 11-vjeçari nga Tirana mbytet në Durrës
  • Aksident fatal në aksin e vjetër Fushë-Kruj-Laç, humb jetën...
  • Yjet premtojnë: Përmirësim i madh financiar për 4 shenja Hor...
  • I riu përplaset nga dy makina njëra pas tjetrës në aksin Lus...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.