E premte, 9 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Izraeli sulmon nga ajri Sirinë dhe Gazën, 43 viktima dhe mbi 50 të plagosur

Izraeli dhe IDF nisën një sulm masiv me bombardime ditën e sotme jo vetëm në Gaza dhe Liban, por edhe në Siri.

Në Seri lufta ka vrarë 36 persona dhe ka lënë rreth 50 të plagosur. Kjo është bërë e ditur nga agjencia qeveritare siriane SANA, e cila citon burime ushtarake, por nuk është e mundur të verifikohet në mënyrë të pavarur ky lajm.

Reklamë

Sipas Observatorit Kombëtar për të Drejtat e Njeriut në Siri, Izraeli kreu tre sulme të veçanta në rajonin e Palmirës, duke synuar pozicionet dhe depot e armëve të forcave pro-iraniane afgane dhe irakiane të dislokuara prej vitesh në zonë, shkruan “La Repubblica”.

Kurse një sulm tjetër ajror izraelit vrau 7 palestinezë në zonën perëndimore të Khan Younis, në Rripin jugor të Gazës. Kjo u raportua nga mjekët në Gaza.

Reklamë

Sulmi kishte në shënjestër një grup civilësh në al-Maëasi, një zonë e caktuar për qëllime humanitare, thanë mjekët. Në mesin e të vdekurve ishte të paktën një vajzë, shtuan ata.

Kurse IDF pretendon se ka sulmuar baza të Hamasit. Po gjatë ditës së sotme u raportua edhe për 4 të vrarë të dyshuar si agjentë pro-iranianë që vepronin në Liban.

Vazhdo të lexosh

Reklamë