E premte, 9 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Izraeli sulme edhe në Ramazan, vriten 67 civilë, palestinezët falin namazin në rrënoja

Edhe në ditën e parë të muajit të shenjtë të Ramazanit, luftimet vijojnë ne Rripin e Gazës. Të paktën  67 palestinezë janë vrarë dhe 106 janë plagosur nga sulmet izraelite.

Në qytetin Rafah në jug të Rripit të Gazës, palestinezët falën namazin e parë të teravisë me rastin pranë rrënojave të Xhamisë Faruk.

Reklamë

Edhe pse Izraeli ka ndërprerë energjinë elektrike në Gaza dhe nuk ka lejuar hyrjen e karburantit, palestinezët e kanë falur namazin.

Ndërsa në jug të Rripit të Gazës civilët i janë drejtuar xhamisë Al-Aksa,  ku janë përballur me dhunën e policisë izraelite.

Palestinezët në të gjithë Rripin e Gazës po përballen me zinë e bukës. Mungesa e furnizimeve  ushqimore  ka  shkaktuar vdekjen e rreth 25 fëmijëve, dy të moshuarve dhe një gruaje./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë