E hënë, 28 Shtator 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Izraeli përfundon operacionin në Jenin, 12 palestinezë të vrarë

Izraeli ka tërhequr forcat nga qyteti palestinez i Jeninit, pasi kreu një nga operacionet më të mëdha ushtarake në Bregun Perëndimor në dy dekadat e fundit.

 

Sipas mediave lokale, zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari, ka thënë se të gjitha trupat janë larguar nga Jenini dhe se operacioni ka përfunduar. Ndërkohë shumë banorë konfirmuan se kishin parë autokolona me automjete ushtarake izraelite, që largoheshin nga qyteti.

 

Por ndërsa trupat u larguan, militantët palestinezë në Rripin e Gazës hodhën pesë raketa drejt Izraelit në orët e para të së mërkurës, të cilat fatmirësisht nuk shkaktuan viktima. Ndërkohë Izraeli tha se avionët e tij goditën një objekt nëntokësor të prodhimit të armëve në Gaza.

 

Dymbëdhjetë palestinezë u vranë në operacionin Jenin. Sipas ushtrisë izraelite, qëllimi ishte shkatërrimi i infrastrukturës militante dhe armëve në kampin e refugjatëve Jenin.

 

Vetë kryeministri Benjamin Netanjahu, gjatë një vizite në një bazë ushtarake, u zotua se do të “çrrënjosë terrorizmin”.

Vazhdo të lexosh