Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
21 July 2026
Vizion fokus

Përmbytje në Afganistan, 20 viktima dhe më shumë se...

SHBA akuzon Kubën për spiunazh

Plagosja në Elbasan, reagon policia: U qëllua drejt tre...

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen 3...

Burnham formon qeverinë e re britanike, emërohen ministrat

Dita e 51-të e protestës në Tiranë, qytetarët kërkojnë...

“Përgëzime Spanjës”, Messi ‘thyen heshtjen’ pas humbjes me Spanjën:...

Dhjetë të vrarë nga sulmi në Odesa të Ukrainës,...

Zjarr në autostradën Fier-Vlorë, tymi mbulon zonën! Vështirësi në...

Irani paralajmëron SHBA-në: Do t’ju japim një mësim

Izraeli paralajmëron luftë të gjatë kundër Iranit dhe Hezbollahut

23 Mars 10:32

Teksa po afrohet afati i fundit i vendosur nga presidenti amerikan, Donald Trump që Irani të hapë Ngushticën e Hormuzit, ushtria izraelite i ka paralajmëruar shtetasit e vet për “më shumë javë” luftë kundër Iranit dhe Hezbollahut – grupit të shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe fuqi tjera.

“Shtetas të Izraelit, ne përballemi me më shumë javë luftime kundër Iranit dhe Hezbollahut”, ka thënë zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Effie Defrin në disa deklarime televizive më 22 mars.

“Çdo ditë që kalon, ne jemi më afër dobësimit të regjimit terrorist [në Teheran]. Ne nuk do të lejojmë atë apo degëzimet e tij të kërcënojnë qytetarët tanë të Izraelit, apo ekzistencën e shtetit të Izraelit”, ka thënë Defrin, duke shtuar se fushata tokësore kundër Hezbollahut në Liban do të intensifikohet në javët në vijim.

“Operacioni kundër organizatës terroriste të Hezbollahut tashmë ka nisur… ky është operacion më i gjatë”, ka thënë gjenerallejtënant, Eyal Zamir përmes një deklarate.

Ultimatumi i Trumpit për Hormuzin

Deklaratat nga Izraeli janë disi të kundërta në krahasim me palën amerikane për kohëzgjatjen e luftës.

Të gjithë sytë tani janë te një ultimatum i Trumpit, i vendosur më 21 mars, në orën 19:44 me kohën e Uashingtonit, kur presidenti i ka kërkuar Teheranit “hapjen e plotë” të Ngushticës së Hormuzit brenda 48 orësh ose në të kundërtën do të përballet me pasoja të rënda – një përshkallëzim i madh i tensioneve në luftën që tashmë rrezikon të dalë jashtë kontrollit.

“Nëse Irani nuk e HAP PLOTËSISHT, PA KËRCËNIME, Ngushticën e Hormuzit brenda 48 orësh nga ky moment, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t’i godasin dhe zhdukin CENTRALET E ENERGJISË, DUKE NISUR ME MË TË MADHEN!” ka thënë Trump përmes një postimi në platformën Truth Social.

Ai nuk e ka përmendur se cilat centrale të energjisë do të shënjestrohen, mirëpo deklarata e tij vjen një ditë pasi ai ka thënë se e konsideron uljen e intensitetit të operacioneve luftarake, meqë, sipas tij, shumica e synimeve amerikane janë arritur.

Pentagoni gjithashtu raportohet se po dërgon mijëra trupa shtesë tokësore në rajon.

Irani, në anën tjetër, është zotuar se do të hakmerret nëse Trump e jetëson kërcënimin e tij me sulme në centralet bërthamore.

Komanda ushtarake e Iranit është cituar të ketë thënë, sipas medias shtetërore, se nëse sulmohet infrastruktura e energjisë e Iranit, e gjithë infrastruktura e energjisë që i përket SHBA-së në rajon, do të sulmohet gjithashtu.

Sulme të tilla hakmarrëse iraniane do të kishin efekte shkatërruese në shtetet e Gjirit Arab, të cilat janë konsumatore të mëdha të energjisë.

Garda Revolucionare Islamike e Iranit ka kërcënuar me mbyllje të plotë të Ngushticës së Hormuzit, duke shtuar se ajo mund të rihapet vetëm kur të rindërtohen objektet e shkatërruara nga sulmet amerikane.

Bllokada në ngushticë i ka rritur çmimet globale të naftës dhe më pas i ka rritur edhe çmimet e produkteve tjera të domosdoshme.

Sulmet iraniane në objektet e naftës dhe gazit në rajonin e Gjirit i kanë rritur shqetësimet për më shumë rritje çmimesh.

Rutte: Kombet po përgatiten për detyrë në ngushticë

Trump u ka kërkuar shteteve që e shfrytëzojnë Ngushticën e Hormuzit për të transportuar burime të energjisë, që ta sigurojnë transportin në atë zonë. Ai është shprehur edhe i zemëruar pse shumë shtete kanë hezituar t’i angazhojnë ushtritë e tyre.

Mirëpo më 22 mars, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte ka thënë se mbi 20 shtete janë duke planifikuar të përfshihen në rihapjen e ngushticës.

“E di që presidenti ka qenë i zemëruar për shkak se ndihet sikur aleatët evropianë dhe aleatët tjerë kanë qenë shumë të ngadalshëm”, ka thënë Rutte për Fox News më 22 mars.

Ai ka shtuar se NATO-ja po synon të punojë në këtë drejtim me Japoninë, Korenë e Juugt, Australinë, Zelandën e Re, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahrejnin./rel

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Hezbollah Izrael

Nga e njëjta kategori

Përmbytje në Afganistan, 20 viktima dhe më shumë se 100 të zhdukur

më shumë...

SHBA akuzon Kubën për spiunazh

më shumë...

Plagosja në Elbasan, reagon policia: U qëllua drejt tre personave, autori hodhi armën e zjarrit dhe u largua

më shumë...

Burnham formon qeverinë e re britanike, emërohen ministrat

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:44

Përmbytje në Afganistan, 20 viktima dhe më...

10:19

SHBA akuzon Kubën për spiunazh

9:51

Plagosja në Elbasan, reagon policia: U qëllua...

9:42

Pse dieta mesdhetare është ndër më të...

9:09

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan,...

9:01

Burnham formon qeverinë e re britanike, emërohen...

8:38

Dita e 51-të e protestës në Tiranë,...

8:11

“Përgëzime Spanjës”, Messi ‘thyen heshtjen’ pas humbjes...

8:02

Dhjetë të vrarë nga sulmi në Odesa...

7:25

Zjarr në autostradën Fier-Vlorë, tymi mbulon zonën!...

7:12

Irani paralajmëron SHBA-në: Do t’ju japim një...

6:57

Pas dasmës luksoze, Dua Lipa dhe Callum...

6:28

Kafeja mund të mbrojë mëlçinë dhe të...

6:13

Përshkallëzohet konflikti, Trump: Irani u godit shumë...

5:49

Houthët njoftojnë bllokadë detare ndaj Arabisë Saudite

5:33

Dhimbja e kokës nga dielli i fortë,...

5:19

Vlorë/ Zjarr në Ujin e Ftohtë, temperaturat...

5:01

Ndërhyrje dhe tensione nga opozita, mbyllet seanca...

4:58

Futbolli në zi, ndahet nga jeta legjenda...

4:32

Ikën Starmer, vjen Burnham! Kryeministri në largim:...

Më të klikuarat

  • Aksident tragjik në Itali, humb jetën 42-vjeçari shqiptar, b...
  • “Gjigantët e qiellit” në pozicione shumë të rënd...
  • “Më shiko në sy Sali”, Zegjine Çaushi përplaset me liderin d...
  • Irani paralajmëron SHBA-në: Do t’ju japim një mësim
  • Mbyllen aplikimet për drejtuesit e 6 departamenteve të Polic...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.