E martë, 10 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Izraeli paralajmëron Iranin 

Marrëdhëniet mes Izraelit dhe Iranit duket se janë përkeqësuar ndjeshëm pas akuzave të kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu se Irani ka shkelur hapësirën ajrore izraelite. Pas 12 sulme ajrore në Siri, ku një aeroplan F-16 izraelit është rrëzuar, Netanjahu ka deklaruar se vendi i tij do ta mbrojë veten kundër çdo sulmi.

 

“Të mbromë vendin  është e drejta dhe detyra jonë dhe ne do të vazhdojmë të bëjmë aq sa të jetë e nevojshme. Irani ka shkelur me forcë sovranitetin tonë. Ata dërguan një dron nga territori sirian për në Izrael. Izraeli i konsideron bashkë Iranin dhe Sirinë si përgjegjëse.”

 

Reklamë

Këto komente janë bërë pas rrëzimit të një aeroplani luftarak izraelit, i cili kthehej nga një mision bombardimi në pozicionet iraniane në Siri. Irani megjithatë i ka mohuar akuzat.

 

Prezenca e Iranit në Siri ka ngritur alarmin në Izrael. Netanyahu tha se për këtë çështje ai ka folur me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin dhe ka marrë garancinë e tij që koordinimi ndërmjet armatave izraelite-ruse do të vazhdojë. Netanyahu ka thënë se kishte biseduar edhe me sekretarin amerikan të shtetit, Rex Tillerson. Zëdhënësja e Departamentit amerikan të shtetit, në një deklaratë të mëvonshme e ka bërë të qartë se Shtetet e Bashkuara “fuqishëm e mbështesin” të drejtën e Izraelit për ta mbrojtur vetveten.

 

Ndërkohë Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka bërë thirrje për ndalje të menjëhershme të përshkallëzimit të luftës, pasi Izraeli ka ndërmarrë sulme ajrore brenda Sirisë së është e shkatërruar nga lufta civile, qe nga viti 2011.

Vazhdo të lexosh

Reklamë