E premte, 9 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Izraeli paralajmëron civilët e Gazës qendrore: Do t’iu sulmojmë, largohuni menjëherë!

Palestinians flee north Gaza to move southward, as Israeli tanks roll deeper into the enclave, amid the ongoing conflict between Israel and Hamas, in the central Gaza Strip November 12, 2023. REUTERS/Ibraheem Abu Mustafa TPX IMAGES OF THE DAY

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kanë paralajmëruar banorët në shumë pjesë të Gazës qendrore se duhet të largohen urgjentisht për t’i shpëtuar sulmeve.

IDF lëshoi ​​një paralajmërim në arabisht në X, duke udhëzuar civilët në 15 blloqe të identifikuara në jug të Gazës që të lëviznin në strehimore. Zonat përfshijnë edhe kampin e refugjatëve Al-Bureij .

Reklamë

Mungesa e komunikimit dhe aksesit në internet në Gaza, të cilat janë shkatërruar nga sulmet ajrore izraelite, e bëjnë të vështirë marrjen e paralajmërimit për pjesën më të madhe të civilëve.

Po ashtu, Izraeli udhëzoi civilët të mos lëviznin përgjatë aksit qendror, në rrugën Salah Al-Din, për shkak të luftimeve në qytetin jugor të Khan Younis .

Reklamë

“IDF do të lejojë lëvizjen humanitare të civilëve përmes boshtit të anashkalimit në perëndim të Khan Younis”, thuhet në deklaratë.

Izraeli ka lëshuar herë pas here paralajmërime ku kërkon zhvendosje të civilëve, gjë e cila ka sjellë një eksod të palestinezëve në Gazë./vizionplus.tv/

Vazhdo të lexosh

Reklamë