E premte, 16 Tetor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/3 përditësuar 3 orë më parë
Bota

Izraeli nuk përjashton mundësinë e ndërhyrjes tokësore në Liban

Një zëdhënës i Ushtrisë Mbrojtëse Izraelite (IDF) deklaroi se “të gjitha opsionet janë në tavolinë”, kur u pyet nëse Izraeli po shqyrton mundësinë e një ndërhyrjeje tokësore në Liban.

Gjatë një konference për shtyp, përfaqësuesi i ushtrisë izraelite theksoi se operacioni kundër Hezbollah do të përfundojë vetëm pasi grupi të ketë pësuar “dëme shumë serioze”.

Reklamë

Ai shtoi se veprimet ushtarake nuk do të ndalen derisa “të eliminohet kërcënimi që vjen nga Libani”, duke lënë të hapur mundësinë e një përshkallëzimi të mëtejshëm të konfliktit në rajon.

Deklarata vjen në një moment tensioni të lartë mes Izraelit dhe Hezbollahut, ndërsa përplasjet përgjatë kufirit vijojnë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë