Izraeli nis ofensivën në Gaza, mijëra ushtarë kanë rrethuar qytetin më të madh të vendit

Izraeli ka nisur fazën e parë të ofensivës së planifikuar tokësore në Gaza.
Pushtimi i qytetit më të madh në veri të qytetit, që kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e cilësoi si një nga fortesat e fundit të Hamasit, do të kërkojë mobilizimin e 60 mijë rezervistëve të rinj dhe zgjatjen e shërbimit për 20 mijë të tjerë.
Një numër i madh i palestinezëve po largohen nga qyteti i Gazës pasi ushtria izraelite ka nisur ofensivën.
Këto plane kanë shkaktuar reagime dhe kritika të shumta si brenda Izraelit, ashtu edhe nga bashkësia ndërkombëtare, për shkak të frikës se kriza humanitare dhe uria në Gaza do të përkeqësohen, ndërsa rreziku për jetën e pengjeve të mbetura do të rritet ndjeshëm nga zgjerimi i operacioneve ushtarake.
Sekretari ipërgjithshëm i OKB-së, António Guterres ka bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm “për të shmangur vdekjen dhe shkatërrimin” që, sipas tij, një sulm do të “shkaktonte në mënyrë të pashmangshme”.
Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes së Izraelit tha të mërkurën se ushtria është në periferi të qytetit të Gazës, ku ndodhen më shumë se 1 milion banorë, një hap i parë ky drejt një operacioni më të gjerë.
Fillimisht, kabineti i sigurisë izraelite kishte parashikuar që marrja nën kontroll e qytetit të zgjaste pesë muaj ose më shumë.
Por të mërkurën, Netanyahu i kërkoi ushtrisë të përshpejtojë planin dhe të shkurtojë afatin.
Ky hap vjen ndërsa qeveria po shqyrtonte një propozim të ri për armëpushim, mbi të cilin Hamasi ka rënë dakord, për të ndaluar luftën.
Por përvec kësaj qeveria izraelite miratoi edhe një vendbanim të ri të madh të paligjshëm në Bregun Perëndimor, veprim ky që shuan shpresat për krijimin e një shteti palestinez./vizionplus.tv




