Një mjek izraelit beson se vendi mund të arrijë së shpejti “imunitetin e tufës”.

Kjo ndodh kur pjesa më e madhe e popullatës janë të mbrojtur ndaj infeksionit.  Për Covid-29, pragu i vlerësuar për imunitetin e tufës është të paktën 65% -70%.

Por shkencëtarët në Mbretërinë e Bashkuar janë më të kujdesshëm, shkruan BBC.

Virologia Sarah Pitt kërkoi që të tregohet një kujdes deri në përfundimin se imuniteti i tufës ishte arritur. Sipas saj,  është ende herët për të dalë në përfundime të tilla.

“Ne duhet të shohim nëse rastet në Izrael vazhdojnë të bien dhe të qëndrojnë në nivele të ulëta”, tha ajo.

Arritja e nivelit të imunitetit të popullsisë është e rëndësishme për të mbrojtur ata që nuk mund të vaksinohen ose sistemi imunitar i të cilëve është shumë i dobët për të prodhuar një përgjigje mbrojtëse.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *