Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
16 August 2026
Vizion fokus

Kriza në Ceuta nuk ka mbaruar, mbi 100 emigrantë...

Përmbyset autobuzi me turistë, 12 persona humbin jetën, mbi...

Dita e 77 e protestës, qytetarët nisin marshimin në...

Erdogan: Egjipti mund t’i bashkohet marrëveshjes së përbashkët të...

Çfarë po ndodh me zjarret në vend? Ministria e...

Rama për median britanike: Protestat në Shqipëri tregojnë se...

E rëndë në Itali, 26-vjeçari sulmon motrën me thikë,...

Situata e zjarreve në vend, Nufi: Vijon angazhimi i...

Të shtëna me armë në Virxhinia, 5 të plagosur

Si paraqitet situata e zjarreve në vend, Ministria e...

Izraeli kërkon falje për vrasjen e tre ushtarëve libanezë

21 Tetor 20:23

Ushtria izraelite ka kërkuar falje më 21 tetor pasi një sulm vrau tre ushtarë libanez në jug të Libanit një ditë më parë. Izraeli tha se nuk po lufton me ushtrinë e Libanit dhe se ushtarët e tij besonin se po shënjestronin një kamion që i përkiste Hezbollahut, grupit militant dhe partisë politike që kontrollon shumicën e jugut të Libanit.

Ushtria tha se sulmoi një kamion të dielën, i cili kishte hyrë në një zonë ku paraprakisht ushtria kishte shënjestruar një kamion të Hezbollahut, që kishte transportuar raketahedhës dhe raketa.

Lexo edhe :

Related Posts

Hamasi do ta mbajë sekret identitetin e liderit të tij të ri

Izraeli tha se nuk ishte në dijeni që kamioni i dytë që kaloi në këtë zonë i përkiste ushtrisë libaneze.

Izraeli tha se “ne nuk operojmë kundër ushtrisë libaneze dhe kërkojmë falje për këto rrethana të padëshiruara”.

Javën e kaluar, Hezbollahu tha se po hyn në një fazë të re të luftimeve kundër forcave izraelite, pas vrasjes së udhëheqësit kryesor të Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – Yahya Sinwar, gjatë një beteje me forcat izraelite në Gazë. Sinwar cilësohej si arkitekti kryesor i sulmit të 7 tetorit 2023 në jug të Izraelit, që nxiti luftën në Gazë mes Izraelit dhe Hamasit.

Aleatët e Izraelit shpresojnë që vrasja e Sinwarit do të hapë rrugën për përfundimin e luftës në Gazë, por kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe Hamasi janë zotuar se do të vazhdojnë luftën derisa të arrijnë qëllimet e tyre.

Netanyahu është zotuar se do të zhdukë Hamasin dhe do të kthejë pengjet që mbahen nga grupi, ndërkaq Hamasi ka thënë se do të lirojë pengjet vetëm kur të arrihet një armëpushim afatgjatë dhe kur Izraeli të tërhiqet plotësisht nga Gaza dhe të lirojë të burgosurit palestinezë.

Lufta në Gazë nisi pasi Hamasi vrau afër 1.200 persona dhe rrëmbeu afër 250 të tjerë gjatë sulmit të 7 tetorit. Që atëherë, si pasojë e ofensivës izraelite, në Gazë janë vrarë më shumë se 42.000 palestinezë.

Që kur ka nisur lufta në Gazë, Izraeli dhe Hezbollahu kanë këmbyer zjarr në kufi. Por, në fillim të tetorit situata u përshkallëzua dhe Izraeli njoftoi për nisjen e një operacioni tokësor në jug të Libanit kundër Hezbollahut.

SHBA-ja e ka shpallur Hezbollahun organizatë terroriste, ndërkaq BE-ja ka në listën e saj të zezë krahun politik të grupit, por jo edhe partinë politike. Partia e Hezbollahut ka ulëse në Parlamentin libanez./rel

Posted Under:
Aktualitet Bota
Tagged:
Izrael Ushtarë Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Flakët përpinë lokalin dhe hotelin në Vlorë, zbardhet shkaku i zjarrit

më shumë...

Kriza në Ceuta nuk ka mbaruar, mbi 100 emigrantë kapen pranë kufirit

më shumë...

Përmbyset autobuzi me turistë, 12 persona humbin jetën, mbi 10 të tjerë mbeten të plagosur

më shumë...

Natë tmerri! 6 të lënduar nga zjarri që përfshiu hotelin në Lungomare, 5 prej të lënduarve nisen drejt Tiranës, 1 vajzë në gjendje të rëndë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

9:23

Flakët përpinë lokalin dhe hotelin në Vlorë,...

9:09

Kriza në Ceuta nuk ka mbaruar, mbi...

8:54

Përmbyset autobuzi me turistë, 12 persona humbin...

8:39

Natë tmerri! 6 të lënduar nga zjarri...

8:35

E diela me mot të kthjellët, reshje...

8:17

Përfshihet nga flakët hoteli në Lungomare, disa...

8:10

Dashuria dhe karriera, horoskopi për ditën e...

11:05

Truri ”rinohet” duke mësuar më shumë gjuhë...

10:24

Këto janë shenjat e Horoskopit që harxhojnë...

10:11

Fluksi i turistëve në Berat, rëndohet trafiku...

9:52

Dita e 77 e protestës, qytetarët nisin...

9:35

Erdogan: Egjipti mund t’i bashkohet marrëveshjes së...

9:27

Pse duhet të hani një lugë mjaltë...

8:38

Çfarë po ndodh me zjarret në vend?...

8:27

Zbuloni vendet ku grumbullohen më shumë baktere...

7:56

Kondicioneri ndezur gjithë natën? Ja 5 gabimet...

7:43

Rama për median britanike: Protestat në Shqipëri...

7:08

E rëndë në Itali, 26-vjeçari sulmon motrën...

6:54

Situata e zjarreve në vend, Nufi: Vijon...

6:44

Të shtëna me armë në Virxhinia, 5...

Më të klikuarat

  • Tragjedi! 39-vjeçari ekzekuton 5 persona në dy banesa
  • Atentati i dështuar në Elbasan, reagon policia! Detaje të re...
  • Ja kush janë atentatori i dështuar dhe shënjestra në Elbasan...
  • Kondicioneri ndezur gjithë natën? Ja 5 gabimet që bëni pa e...
  • E rëndë në Itali, 26-vjeçari sulmon motrën me thikë, më pas...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.