E hënë, 28 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Izraeli heq detyrimin e mbajtjes së maskës në rrugë

Jerusalemites wearing face masks shop at the Mahane Yehuda Market on March 17, 2021 in Jerusalem. Photo by Olivier Fitoussi/Flash90 *** Local Caption *** ???? ?????? ????? ?????? ???? ?????? ???

Duke filluar nga dita e diel, izraelitëve nuk do t’iu kërkohet më mbajtja e maskës jashtë.

Ministri i Shëndetësisë, Yuli Edelstein deklaroi të enjten se ai kishte udhëzuar drejtorin e përgjithshëm të ministries, Chezy Levy që të nënshkruante një dekret që i jep fund kësaj mase kufizuese, pas këshillimit me profesionistët.

Mirëpo, maskat, do të vijojnë të kërkohen në hapësirat e mbyllura publike.

Teksa fliste edhe për suksesin e procesit të vaksinimit, ai iu bëri thirrje qytetarëve që të tregohen vazhdimisht të kujdesshëm.

Vendimi ishte diskutuar për disa javë, por, autoritetet vendosën të prisnin fundin e festave kombëtare të Ditës së Përkujtimit dhe Ditës së Pavarësisë.

Vazhdo të lexosh