E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 18 minuta më parë
Bota

Hakmerret Izraeli, godet shtatë objektiva të Hezbollah në Liban, rriten tensionet

Forcat ajrore izraelite deklaruan se kanë goditur objektivat e Hezbollahut në Liban, pasi 12 fëmijë dhe të rinj u vranë në një sulm me raketë teksa luanin futboll në Lartësitë Golan të pushtuara nga Izraeli.

Izraeli ka fajësuar grupin militant libanez për sulmin e së shtunës në qytetin Druze të Majdal Shams, por Hezbollahu ka mohuar fuqishëm çdo përfshirje.

Të dielën herët, IDF tha se kishte kryer sulme ajrore kundër shtatë objektivave të Hezbollahut “thellë brenda territorit libanez”. Është e paqartë nëse ka pasur viktima.

Tensionet në rritje kanë potencialin për të shkaktuar një luftë gjithëpërfshirëse midis Izraelit dhe Hezbollahut, forcat e të cilit kanë shkëmbyer rregullisht zjarr që nga shpërthimi i luftës Izrael-Gaza në tetor./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë