Izrael: Një e katërta e terroristëve të Hamasit janë vrarë

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallad, përmendi humbjet e Hamasit gjatë operacioneve ushtarake në Rripin e Gazës, duke theksuar se një e katërta e luftëtarëve të saj janë vrarë.
Në një takim me ushtarët izraelitë pranë kufirit me enklavën palestineze, Gallant tha se shumë të tjerë ishin plagosur.
“Ora e rërës po zbrazet kundër tyre”, tha ai, duke theksuar se pret që luftimet të zgjasin me muaj. “Ata do të mbeten terroristë dhe ne do të luftojmë vatrat e terroristëve dhe do të duhen muaj. Nga ana tjetër, terroristët nuk kanë as furnizime, as municion, as përforcime”, shtoi ai.
Në të njëjtën kohë, ministri informoi ushtarët se Izraeli do të marrë aksione shumë shpejt në pjesën veriore të vendit, në kufirin me Libanin , ku çdo ditë ka shkëmbime zjarri me Hezbollahun.
Po ashtu, theksohet se së fundmi shefi i Shtabit të Përgjithshëm izraelit, Herchi Halevi , ka deklaruar se mundësia e një lufte në muajt e ardhshëm në pjesën veriore të vendit është shumë më e lartë se sa ishte në të kaluarën./vizionplus.tv/




