Pas dështimit të Kryeministri Benjamin Netanyahu për formimin e një koalicioni qeveritar, Izraeli po përballet me një krizë politike. Nëse ai nuk siguron mbështetjen e duhur deri të mërkurën mbrëma, parlamenti do të shpërndahet dhe vendi do të zhvillojë zgjedhje të reja me 28 gusht.

 

Kryeministri Netanyahy në daljen e tij të fundit ka premtuar se do të bënte gjithçka të mundur për të mënjanuar përsëritjen e zgjedhjeve të kushtueshme.

 

“Brenda 48 orëve mund të bëhen shumë gjëra. Dëshirat e votuesve mund të respektohen. Një qeveri e fuqishme e krahut të djathtë mund të formohet. Ne mund të sjellim stabilitet dhe qeverisje të mirë në Izrael. Shpresoj që njerëzit të arsyetojnë dhe të bëjnë atë që duhet.”

 

Netanyahu nuk arriti të bënte marrëveshje me kreun e partisë nacionaliste “Yisrael Beiteinu” Avigdor Lieberman, si rezultat i mospajtimit për një projektligj që rregullon përjashtimin nga sherbimi ushtarak të studentëve “haredi yeshiva” (që i përkasin fesë hebraike ultra-ortodokse). Përjashtimi nga shërbimi ushtarak ka qënë një çështje e debatueshme për shumëve vite në vendin ku ushtria është e detyrueshme. Zoti Lieberman po kërkon shtimin e numrit të hebrejve ulta-ortodoksë në forcat e armatosura dhe gjoba për institucionet që nuk e respektojnë këtë. Por partitë ortodokse duan më shumë përjashtime nga radhët e ushtrisë. Zoti Netanyahu ka nevojë për zotin Lieberman dhe partitë ulta-ortodokse për të formuar një shumicë qeverisëse.

 

Gjithashtu të hënë parlamenti izraelit ndërmori hapin e parë drejt zgjedhjeve të reja duke i dhënë miratimin paraprak një ligji për shpërndarjen e parlamentit. Duhen edhe tre vota për miratimin përfundimtar të ligjit, i cili do të çonte në zgjedhje të reja.

 

Benny Gantz, drejtues i aleancës opozitare “Blue and Ëhite” e kundërshton ligjin dhe thotë se i duhet dhënë një shans partisë së tij për të ndërtuar një koalicion. Zoti Ganz ishte rivali kryesor i zotit Netanyahu në zgjedhjet e prillit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *