Kryeministri izrealit, Benjamin Netanyahu, së fundmi është shprehur se nuk mund ta formojë qeverinë, duke i lënë mundësi rivalit të tij politik për ta bërë një gjë të tillë.

 

Rivali i tij, Benny Gantz nga Partia Blu dhe Bardhë do të tentojë që të formojë qeverinë, pas një dekade që Netanyahu ka qenë në pushtet dhe këtë herë nuk ka arritur që të marrë shumicën.

 

“Unë kam bërë të gjitha përpjekjet për ta dërguar Benny Gantzin në tavolinën e negociatave, dhe të formojë një qeveri të unitetit kombëtar, për të parandaluar zgjedhjet tjera. Fatkeqësisht, ai secilën herë ka refuzuar”.

 

Ndërkohë mediat vendase bëjnë me dije se presidenti izraelit, Reuven Rivlin ka thënë se do t’i japë Gantzit 28 ditë për të kryer negociatat.

 

Ligjvënësit izraelito-arabë kanë thënë se do ta përkrahin atë, mirëpo Gantz, që udhëheq aleancën e qendrës së djathtë sërish nuk siguron 61 votat e nevojshme për të krijuar shumicën në parlamentin me 120 ulëse.

 

Presidenti Rivlin ka thënë se do të tentojë shmangien e zgjedhjeve të reja, të cilat janë mbajtur dy herë gjatë këtij viti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *