Pas identifikimit te nje prej bluzave te bardha ne Kukes me Covid-19 i gjithe stafi mjekësor i ketij spitali do t’i nenshtrohet testimit.

Infermieri u infektua pasi kishte pasur kontakt me 90-vjeçaren nga Hasi, e cila fatmirësisht arriti ta mposhte koronavirusin.

Ndërkohë të gjithë anëtarët e familjes së infermierit, janë karantinuar në banesë dhe janë në pritje të analizave. Po ashtu gjatë mëngjesit të kësaj të marte, autoritetet kanë dezinfektuar pallatin ku banon infermieri ndërsa kanë nisur një hetim epidemiologjik për kontaktet që ai ka pasur gjatë këtyre ditëve.

Këtë të marte jane sheruar plotesisht katër mjekë e infermierë, mes të cilëve dhe shefi i urgjencës, Skënder Brataj dhe doktori Andi Koraqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *