E mërkurë, 7 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Zilia ep. final) Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sociale

Izolohen fshatrat në juglindje, policia në gatishmëri për të mos lejuar kalimin pa goma dimërore dhe zinxhirë

Pothuajse të gjitha fshatrat e njësive administrative të zonave malore të juglindjes së vendit janë të izoluara nga dëbora e cila ka arritur deri në 50 cm trashësi.

Më shumë se 20 mjete borëpastruese vazhdojnë të punojnë për të mbajtur nën kontroll kalimin e mjeteve në akset kryesore të juglindjes, përfshi këtu Kapshticë – Qafë Thanë.

Reklamë

Rrugët e fshatrave turistik të Dardhës, Voskopojës e Vithkuqit janë të kalueshme por policia e qarkullimit rrugor tërheq vëmendjen që drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë.

Aktualisht rruga Librazhd-Steblevë është e pakalueshme, ndërsa në fshatra qarkullimi është thuajse i pamundur. Po ashtu ka patur probleme të shpërndara sa i takon furnizimit me energji elektrike./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë