E enjte, 12 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Izolohen dy vatra zjarri në Shkodër, vijon operacioni në Vaun e  Dejës

Dy vatra të mëdha zjarri që përfshinë territorin e qarkut Shkodër, në bashkitë Vau i Dejës dhe Malësi e Madhe, janë izoluar dhe aktualisht nuk paraqesin rrezik për banesat.

Në Vaun e Dejës, operacioni vijon ende. Gjatë gjithë natës, rreth 30 efektivë zjarrfikës kanë punuar pa ndërprerje. Në operacion morën pjesë ekipet e MZSH-së Vau i Dejës, Shkodër, Pukë dhe Fierzë, së bashku me efektivë dhe mjete të Forcave të Armatosura.

Ndërhyrja gjatë orëve të para bëri të mundur izolimin e flakëve, shmangien e rrezikut për banesat dhe mbrojtjen e trasesë së linjës së transmetimit. Aktualisht, në zonë mbetet një vatër aktive dhe vijon puna për shuarjen e plotë të saj.

Ndërkohë, në fshatin Ktosh të Malësisë së Madhe, zjarri rrezikoi banesat, por falë ndërhyrjes së shërbimit zjarrfikës dhe banorëve, vatra u izolua. Gjatë natës, në operacion u angazhuan katër mjete zjarrfikëse.

Vazhdo të lexosh

Reklamë