Video · Sociale
Izolimi tek fëmijët me sindromën Down/ Përpjekjet e familjeve për të mos thelluar sëmundjen
Këto ditë izolimi, kanë sjellë vështirësi edhe tek fëmijët që vuajnë me sindromën Down.
Reklamë
Një ndër ta është dhe Xheni Dedja, nga Elbasani. Prej dy muajsh, Xheni dhe pse me probleme shëndetësore është përpjekur të organizojë jetesën e saj duke u përshtatur me situatën e karantinimit.
Xheni e kalon kohën duke vizatuar apo duke shkruajtur, por për nënën e saj kjo periudhë po ndikon negativisht tek ajo. Sipas nënës, pavarësisht aktiviteteve që organizojnë gjatë ditës, Xheni kërkon shpesh që të dalë jashtë.
Xheni mezi pret që kjo situatë të mbarojë sa më shpejt dhe t’i kthehet aktiviteteve të saj.
Më shumë video
Reklamë



