E diel, 8 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 22 minuta më parë
Video · Politikë

Izolim ekstrem për të “fortët”

Vetem pak jave pas paralajmërimit te kryeministrit Edi Rama, është depozituar ne Kuvend projektligji, i cili parashikon te gjitha masat qe do te ndërmerren ndaj te burgosurve qe do ti nënshtrohen nje regjimi te posaçëm.

 

Ne draft parashikohet se kjo mase do te ushtrohet per te burgosurit dhe te paraburgosurit e dyshuar per pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal, organizatë kriminale, bandë të armatosur, organizatë terroriste apo për vepra me qëllime terroriste.

 

Reklamë

Këtyre te dënuarve do t’u lejohet vetëm nje takim familjar ne muaj, i cili do te jete i regjistruar video dhe audio. Nëse nuk kryhet takimi mujor, i dënuari ose i paraburgosuri mund te kryej nje bisede telefonike, jo me shume se 10 minuta, e cila po ashtu do te jete e regjistruar. Nje tjetër mase drastike do te jete reduktimin e qëndrimit në ajrim në mjedise të hapura, por jo më pak se 1 orë në ditë. Gjithashtu atyre nuk do t’u lejohet asnjë send personal, si dhe do ti kontrollohet e gjithë korrespondenca.

 

Por projektligji ne fjale, i cili është thuajse i njejti me te famshmin 41 bis, ligjin italian hartuar kunder bosëve te mafias, depozitohet ne diten kur Gjykata Europiane e te Drejtave te Njeriut ne Strasburg ka denuar Italine, per aplikimin e ketij ligji ndaj bosit te Cosa Nostra-s Bernardo Provenzano, per sjellje jo njerëzore ndaj tij. Bosi i mafias vdiq ne burg ne vitin 2016. Por vendimi eshte pritur me reagime te ashpra nga Roma zyrtare,  e cila ka kritikuar Strasburgun dhe ka shprehur vendosmërinë per te mos u tërhequr nga vijimi i aplikimit te ketij ligji.

Më shumë video

Reklamë