E premte, 13 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Ivica Daçiç: Po tolerohet ideja për Shqipërinë e Madhe

Shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiç është shprehur se  Serbia është e vogël, por nuk janë të marrë dhe që sipas tij pas shpinës po tolerohet ideja e Shqipërisë së Madhe.

 

Reagimi i ministrit të Jashtëm serb vjen pas deklaratave të kreut të Prishtinës dhe Tiranës për bashkimin kombëtar dhe hapjen e kufirit mes Shqipërisë dhe Kosovës.

 

Reklamë

Sipas mediave kosovare, Daçiç ka thënë se kutia e Pandorës ka kohë që është hapur me njohjen e pavarësisë së Kosovës, ndërsa kjo tash është promovimi i Shqipërisë së Madhe.

 

“Kur ne kemi tërhequr vërejtjen na është thënë se është fantazia jonë, ndërsa tash për këtë flasin Rama e Thaçi, ndërsa as Haradinaj nuk është ndryshe nga ata”, tha Daçiq duke shtuar se një “pafytyrësi e këtillë kërkon përgjigje të ashpër”.

 

Ndër të tjera në fjalën e tij Daçiç thekson se Prishtina dhe Tirana kanë mësuar bashkësinë ndërkombëtare në gjëra “jonormale” dhe në kushtet e çmendurisë së përgjithshme i marri duket si njeri”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë