Një shpërthim me eksplozivë ka ndodhur të mërkurën në presidencën somaleze duke lënë 9 të vdekur dhe 13 të plagosur.

 

Mes të vdekurve sipas autoriteteve somaleze ishte dhe ish-ministri i jashtëm Hussein Elaba Fahia, i cili ishte gjithashtu këshilltar i presidentit aktual të Somalisë.

 

Objekt I atentatit mendohet të ketë qenë ish-ministri pasi ekstremistët somalezë e aktivizuan bombën në makinë gjatë momentit që ai po kalonte.

 

Por një detaj interesant gjatë shpërthimit në Presidencën somaleze ka qenë fakti se ka qenë prezent dhe ministri I Jashtëm serb, Ivica Daçiç.

 

Daçiç së bashku me një delegacion serb po zhvillonin një takim në presidencë gjatë momnetit të shpërthimit.

 

Por tersi për ministrin serb nuk u mbyll me kaq pasi edhe gjatë largimit nga Somalia, avioni me të cilin ai po udhëtonte për në Athinë pati probleme.

 

“Avioni që ne udhëtonim pati një ulje urgjente për shkak të mos-funksionimit që është eliminuar dhe aktualisht po presim që të vazhdojmë udhëtimin për në Beograd”, u shpreh Daçiç për mediat serbe.

 

Sipas gazetës Blic, Daçiç shkoi me delegacionin në takim 10-15 minuta para se të ndodhte shpërthimi.

 

Edhe pse nuk u dhanë detaje mbi takimin e Baçiç në Somali, medohet se ai ka pasur lidhje me çështjen e Kosovës.

 

Prej dy vitesh, ministri serb po lobon me qëllim që të pengohet njohja e Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *