Sekretari për Çështjet Zgjedhore në PD, Ivi Kaso i drejtoi një thirrje të drejtpërdrejt Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi që të mos vonojë më miratimin e fletës së votimit.

 

Duke theksuar se jemi në limite, Kaso tha në studion e “Zgjedhje 2021” në “Vizion Plus” se në këtë mënyrë po vihen në rrezik zgjedhjet.

 

“Ngelen edhe 25 ditë nga dita e zgjdhjeve, një periudhë kohore shumë e ngushtë dhe fleta e votimit, nga e kaluara, ka marrë 20-25 ditë. Duke konsideruar faktin që jemi në limitet kohore të miratimit të një flete votimi, që të kenë mundësi objektive operatorët që ta prodhojnë këtë fletë dhe të mund ta shpërndajnë në të gjithë Shqipërinë, në mënyrë që në datë 25 prill të mund të kemi zgjedhje, kërkohen veprime aktive në mënyrë të menjëhershme nga ana e Komisionerit.”

 

Ivi Kaso deklaroi se pas shpalljes së moskompetencës nga ana e Komisionit Rregullator, vendimmarrja për fletën e votimit është në dorën e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *