Exit-pollet dhe sondazhet nxjerrin Partinë Socialiste fituese në Tiranë, me 18 mandate dhe në vend të dytë rendisin Partinë Demokratike. Por një rezultat i tillë do të përmbyset, sipas përfaqësuesit të PD, Ivi Kaso.

 

Në një intervistë që gazetari i “Vizion Plus”, Thimi Samarxhiu i mori për “Zgjedhje 2021” në “Vizion Plus”, Ivi Kaso deklaroi se rezultati i numërimit do t’i japë fitoren PD.

 

“Në pritshmëritë tona, ky rezultat përmbyset duke shkuar shumë afër rezultatit të exit-polleve. PD do të jetë fituese e zgjedhjeve jo vetëm në Tiranë, por edhe në të gjithë Shqipërinë.”

 

Në KZAZ 33, ku dha intervistën, Ivi Kaso tha se PD bashkë me koalicionin ka një mijë vota më shumë se zgjedhjet e shkuara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *