Subscribe

Sekretari për Çështjet Zgjedhor në PD, Ivi Kaso deklaroi se opozita po mbledh prova që të çojnë drejt rinuërimit të votave.

 

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Kaso tha se procesi zgjedhor është karakterizuar nga parregullsi të shumta.

 

“Materialet që ne po nxjerrim do të çohen jo vetëm në SPAK dhe KQZ, por besojmë se ato do të çojnë drejt procesit të rinumërimit dhe rivlerësimit të një numri të caktuar votash dhe kutish. Besojmë se një numër i caktuar votash do të rinumërohen dhe rivlerësohen në kuadër të procesit ankimor. Kodi i ri iu mundëson hapjen e kutive për rregullshmërinë e procesit zgjedhor dhe partive të vogla. PD kërkon të hedhë dritë mbi këtë proces të errët zgjedhor i karakterizuar me parregullsi të shumta. Në periudhën para zgjedhore kemi depozituar rreth 180 kallëzime penale në prokurori dhe mbi 40 në SPAK.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *