Subscribe

Presidenti i Maqedonisë Gjorgje Ivanov flet për here te pare per mundësinë e mbajtjes se zgjedhjeve te reja, si nje rruge per daljen nga kriza politike dhe institucionale qe e kane lënë vendin per me shume se tre muaj pa qeveri.

 

Kur apelet e komunitetit ndërkombëtar ne drejtim te tij per dhënien e mandatin kreut te LSDM-se Zoran Zaev, qe ka dëshmuar se ka shumicën parlamentare, Ivanov nga Hungari, ku ndodhet per nje vizite zyrtare, i është bashkuar linjës se VMRO DPMNE-se.

 

Sipas tij, në këto zgjedhje, qytetarët do të deklarohen dhe mbajnë qëndrim per te gjitha çështjet qe dolën ne periudhën pas zgjedhore, duke iu referuar kështu platformës se partive shqiptare. Ne lidhje me ketë, Ivanov ka ritheksuar se ishte ky dokument qe thelloi krizën politike dhe se ai është bere pengese per krijimin e qeverise se re.

 

“Si president nuk mundem dhe nuk do të lejoj që dikush të beje pazar me Kushtetutën dhe interesat shtetërore të Maqedonisë dhe të luaje me ndjenjat e qytetarëve të Maqedonisë. Mendoj se mbajtja e zgjedhjeve te tjera është nje nga opsionet e mundshme per zgjidhjen e këtij ngerci.”

 

Lidhur me mosdhënien e mandatit për Qeverinë e re liderit të LSDM-së Zoran Zaev, Ivanov ka theksuar se problem ka qenë afati kur janë dorëzuar firmat si argument për shumicën parlamentare dhe fakti se Zaevi nuk ka hequr dorë nga Platforma shqiptare.

 

Ndërkaq, lideri i VMRO DPMNE-së, Nikolla Gruevski, deklaroi se partia e tij është duke përgatitur një dokument, i cili do t’u ofrohet të gjitha partive të mëdha, për zgjidhjen e krizës politike. Por ndërsa përmbajtja e tij nuk dihet, LSDM dhe partitë shqiptare theksuan se nga Gruevski presin që të largohet për t’i lënë vendin qeverisë së re. Zëdhënësi i socialdemokratëve Shilegov tha se do të ketë seancë konstituive për zgjedhjen e kreut të parlamentit dhe për këtë do të njoftohet presidenti, që duhet t’ japë mandatin Zaev.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *