E shtunë, 7 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:50 Në vijim ora 05:50: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 8 orë më parë
Video · Rajoni

Ivanov tërheq “faljen”

Pas presionit ndërkombëtar dhe ndryshimeve ligjore në Parlament, presidenti maqedonas Georgi Ivanov ka tërhequr vendimin për të falur 22 funksionarë të lartë të VMRO-DPMNE-së nga 56 ne total. Mes emrave në këtë listë është dhe ish-kryeministri Nikolla Gruevksi, ish-Ministrja e Brendshme Gordana Jankullovska dhe lideri i opozitës Zoran Zaev. Tërheqja e faljes lejon vazhdimin e hetimeve për ish-funksionarët e lartë, në akuzat e ngritura në të ashtuquajturin “skandal i përgjimeve”.

Georgi Ivanov: Në interes të qytetarëve të Maqedonisë solla vendimin per anulimin e faljes për 22 zyrtare. Personat e tjerë nga lista e përgjithshme mund të bëjnë kërkesë personale per anulimin e këtij vendim. Dua të sqaroj se asnjë politikan nuk është mbi ligjin. E konsideroj te domosdoshme kontributin për daljen e vendit nga kriza. 

Tërheqja e faljes i hap rruge zgjidhjes se krizës politike ne Maqedoni. Ajo ishte nje nga kërkesat kryesore te diplomateve dhe zyrtareve te larte te BE-se e SHBA-se, te cilët intensifikuan vizitat e tyre ne Maqedoni.

 

 

Më shumë video

Reklamë