E shtunë, 7 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Ivanov takon Vuçiç në Beograd

Pas pjesëmarrjes në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, kreu i shtetit maqedonas, Gjorgje Ivanov zhvilloi një takim me të në Beograd. Dy homologët theksuan se çështjet e hapura mes dy vendeve duhet të zgjidhen përmes dialogut. Ivanov u shpreh se problemet nuk duhen politizuar e të mos ndikojnë në marrëdhëniet mes dy vendeve.

 

Ivanov e vlerësoi takimin si konstruktiv. Një nga çështjet e diskutuara ishte ajo e idesë së një tregu të përbashkët rajonal, për të cilën do të diskutojnë më konkretisht dy qeveritë e vendeve të rajonit në samitin e korrikut në Trieste. Po kështu u theksua rëndësia e forcimit të marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare.

 

Reklamë

Një ditë më parë në ceremoninë e inaugurimit si president i ri i vendit, Vuçiç theksoi se Serbia dëshiron të mbetet në rrugën evropiane, të këtë marrëdhënie të mira me Shtetet e Bashkuara, por edhe të ruajë lidhjet tradicionale me Moskën.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë