Rajoni
Ivanov refuzon marrëveshjen për emrit

Presidenti i vendit, Gjroge ivanov, refuzon nënshkrimin e Ligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për emrin me Greqinë.
Më poshtë arsyetimi ligjor i presidentit Ivanov mbi refuzimin e nënshkrimit të Ligjit në fjalë, publikuar nga “Alsat”.
Reklamë
- Nuk kam mandat ta nënshkruaj dekretin për shpalljen e Ligjit për ratifikim të kësaj Marrëveshje. Një ngga shtyllave të politikës sime nga programi i vitit 2014 është se nuk pranoj ndryshim të Kushtetutës me qëllim të ndryshimit të emrit kushtetues.
- Marrëveshja del jashtë kornizave të rezolutave 817 (1993) dhe 845 (1993) të Këshillit për Siguri të Kombeve të Bashkuara.
- Marrëveshja nuk ka bazë kushtetuese dhe nuk është e ratifikuar në pajtueshmëri me Kushtetutën.
- ligji për ratifikim të Marrëveshjes nuk është në pajtueshmëri me nenin 51, nenin 118 dhe nenun 119 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë.
- Marrëveshja e bie Maqedoninë në gjendje të nënshtrimit dhe varësisë nga shtete tjera, konkretisht të Greqisë.
Më herët kryeministrat Zaev dhe Tsipras kanë nënshkruar në Prespë Marrëveshjen për ndryshimin e emrit të Maqedonisë në Republika e Maqedonisë Veriore.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




