Presidenti i Maqedonisë Ivanov i shpall lufte shqiptare duke deklaruar prere se nuk do te pranoje kurrë platformën shqiptare. Ivanov refuzoi t’i japë mandatin Zoran Zaevit per krijimin e qeverise për shkak se ai ka pranuar platformën qe siç tha, është hartuar ne zyrën e nje kryeministri te një vendi te huaj.
“Platforma është dokument pas-zgjedhor i përpunuar dhe firmosur në një vend të huaj në kabinetin e një funksionari të jashtëm dhe me ndërmjetësim të Kryeministrit të një vendi tjetër. Përmbajtja e platformës është edhe jashtë Kushtetutës dhe jashtë Marrëveshjes së Ohrit. Në vend që të dilnim nga kriza politike, për shkak të kësaj platforme ne për fat të keq po futemi në një krizë edhe më të thellë e cila vë në pikëpyetje themelet shtetërore të Republikës së Maqedonisë.”
Ne nje konference per mediat, Gjeroge Ivanov, beri te qarte se Zoran Zaev duhet te teriqet nga ky dokument, qe te marre mandatin. Presidenti gjithashtu kërkoi nga Bashkësia Ndërkombëtare ta dënojë platformën dhe të mos imponojë zgjidhje. Pas këtij qëndrimi te forte te presidentit Ivanov, erdhi edhe reagimi i Zoran Zaev, qe i kërkoi kreut te shtetit te tërheqë mbrapsht vendimin e tij dhe t’i japë mandatin, duke shmangur nje krize te rende per vendin. Te njëjtin qëndrim mbajti edhe BDI-ja përmes zedhenesit te saj Bujar Osmani, ndërsa kreu i saj Ali Ahmeti zhvilloi nje takim me Zaevin. Per zhvillimet e fundit ka reaguar edhe komisioneri per zgjerimin Johanes Hahn, i cili kërkoi nga krerët e politikes, por edhe presidenti respektimin e shumicës parlamentare.