E shtunë, 7 Nëntor 2026 Megi dhe Bianka deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Rajoni

Ivanov i mbijeton shkarkimit

Ashtu siç pritej, nje nisme per shkarkimin e presidentit maqedonas Georgi Ivanov, është rrezuar ne Parlament. Kërkesa per nisjen e procedurës se shkarkimit ishte paraqitur nga opozita e mbështetur edhe nga Partia Shqiptare BDI, pjese e koalicionit qeverisës, pas vendimit te tij per faljen e dhjetëra politikaneve te përfshire ne skandalin e përgjimit. Por ajo arriti te siguronte vetem 35 vota nga dy te tretat e nevojshme qe presidenti te jepte llogari per kete. 47 deputete te VMRO-DPMNE-së votuan kundër nismës.
Ligjvënësit e opozitës thane se Ivanov nuk meriton të quhet president, kurse BDI nuk e njeh legjitimitetin e tij pas zgjedhjeve të fundit presidenciale, për shkak të mungesës së një konsensusi politik. Nese mocioni i votëbesimit ndaj presidentit do te votohej, çështja do të duhej të kalonte në Gjykatën Kushtetuese dhe ajo do te votonte me 2/3 per fatin e presidentit. Vendi ndodhet ne krize politike dhe palet nuk kane arritur nje marreveshje per mbajtjen e zgjedhjeve te reja. Po keshtu ne Shkup rinisen protestat kunder qeverise.

Më shumë video

Reklamë