Subscribe

Presidenti maqedonas ka nënshkruar ligjet e ndryshuara në kuvend përfshi dhe ate për faljen, duke i hapur rruge zgjidhjes se krizës politike ne vend. Me keto ndryshime Ivanov ka te drejte te tërheqë pa dhënë argumente vendimin e tij, per te falur te gjithë personat qe po hetohen ne skandalin e përgjimeve. Nje opsion tjetër eshte dhe falja e atyre zyrtareve qe e kane kërkuar nje gje te tille, por qe kundërshtohet nga opozita. Me herët, diplomati gjerman Johannes Hajndel ka vijuar takimet me krerët e dy partive shqiptare ne Maqedoni, Ahmeti dhe Thaçi ishin pjese e axhendes se te dërguarit gjerman. Ai ndodhej ne Tetove ku bisedoi me kryetarin e BDI dhe ate te PDSH, per zhvillimet e fundit, shtyrjen e zgjedhjeve parlamentare dhe ndryshimin e ligjit per faljen. Zyrtari evropian përsëriti apelin se liderët e partive duhet të marrin përgjegjësi dhe të vendosin interesat e shtetit përpara interesave partiake. Ahmeti siguroi se rimbledhja e parlamentit, anulimi i zgjedhjeve dhe mundësia per tërheqjen e faljes se Presidentit rikthyen stabilitetin dhe sigurinë ne vend. Keto hapa sipas tij jane edhe garanci per vazhdimin e punes se Prokurorisë Speciale. Per Ahmetin, Marrëveshja e Shkupit vijon me kapacitet të plotë. Hajndel u takua edhe me kreun e PDSH-se Menduh Thaçi. Thaçi theksoi se shkaktarët e krizës, VMRO-BDI vazhdojnë me veprimet e tyre të njëanshme dhe të papërgjegjshme për çështjet të cilat ishin pjesë e bisedimeve dhe për të cilat duheshe të arrihet konsensus. PDSH ka braktisur punimet e parlamentit dhe është shprehur se marrëveshja e ndërmjetësuar nga ndërkombëtaret ka dështuar.
Ditët e fundit, diplomacia perëndimore ka zhvilluar takime me klasën politike dhe vëmendja kryesore ka qene tek falja e presidentit per politikanet ne hetim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *