E martë, 10 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Rajoni

Ivanov ankohet për shqipen, letër ndërkombëtareve

Presidenti maqedonas Gjorgje Ivanov u kërkon ndërkombëtareve te hedhin poshtë platformën e partive shqiptare, si mënyra e vetme per te nxjerre vendin nga kriza politike.

 

Pasi ka refuzuar liderin e LSDM, Zoran Zaev per ta mandatuar per qeverinë po per shkak te platformës shqiptare, ai tashme shpreson qe te kete reagime nga BE, NATO, por edhe nga SHBA.

 

Reklamë

Te gjitha pakneaqesite per platformën, Ivanov i ka renditur ne nje leter drejtuar presidentit te Këshillit Europian, Tusk, shefit te NATO-s, Stoltenberg, si dhe presidenteve amerikane e turk, Trump dhe Erdoan.

 

“Platforma shqiptare u shndërrua në kusht për formimin e qeverisë. Ajo është dokument i miratuar në një shtet të huaj dhe me ndërmjetësimin e kryeministrit Rama dhe te ministrit te Jashtëm.  Me këtë platformë rrezikohet sovraniteti  dhe pavarësia e shtetit, duke e vendosur nen nënshtrimin dhe varësinë nga një shtet tjetër. Në kundërshtim me Marrëveshjen e Ohrit, platforma është diskriminuese ndaj bashkësive te tjera etnike dhe rrit tensionet ndëretnike.”

 

Duke reaguar pas publikimit te letrës, nënkryetarja e BDI-se Teuta Arifi tha se Ivanov po keqinformon faktorin ndërkombëtar, pasi platforma shqiptare është hartuar ne Shkup dhe vetëm se është firmosur ne Tirane.

 

I menjëhershëm edhe reagimi i LSDM-se, qe thekson se përmes letrës, Ivanov kërkon te justifikoje veprimet e tij antikushtetuese dhe destabilizuese.

Më shumë video

Reklamë