E hënë, 9 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Iu shpëtoi sot plumbave në Shkodër, zbardhet e shkuara e 30-vjeçarit

Një person që udhëtonte me një automjet u qëllua me armë zjarri mesditën e kësaj të diele në Shkodër.

Ngjarja ndodhi në lagjen “Skënderbeg”, në afërsi të një pike karburanti. Makina drejtohej nga 30-vjeçari Taulant Pepaj, i cili i shpëtoi atentatit, bën me dije Vizion Plus.

Policia bëri të ditur se personat që qëlluan me armë u larguan me një automjet dhe për pasojë janë ngritur postblloqe në disa rrugë kryesore të qytetit.

Hetuesit mblodhën dëshmitë e para, ndërkohë që po hetojnë në pistën e hakmarrjes, pasi shënjestra e sulmit ka qenë më parë i arrestuar për plagosje. Në vitin 2017, ai qëlloi me armë zjarri shtetasin R. Th,  22 vjeç, banues në Shkodër, gjatë një konflikti të çastit.

Më shumë video

Reklamë