E premte, 2 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Iu mbyll dyqani nga AKU, tenton të hedhë në treg sërish 500 kg mish kontrabandë

Forcat e rendit në Korcë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit  Nazar Dvorani, 57 vjeç, banues në qytetin juglindor.

 

Reklamë

Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit të ushtruar në një subjekt të tregëtimit të mishit dhe produkteve të tij, që ky shtetas administronte, nga ana e seksionit për krimin ekonomik-financiar në bashkëpunim me AKU-Korçë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi prej:

 

500 kg mish dhe produkte të tij në gjendje të ngrirë, me mbishkrime greke, sasi malli e cila dyshohet të jetë kontrabandë.

 

Në datën 01.08.2018, ky subjekt tregtar është bllokuar nga ana e AKU-së, pasi gjatë kontrollit të ushtruar i është konstatuar një sasi prej 350 kg mish në gjendje të ngrirë, e cila ishte jashtë standarteve higjeno-sanitare.

 

Në vijim si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve të kryera në lidhje me këtë rast, rezulton se ky subjekt ka vijuar të ushtrojë aktivitetin e tij, duke tjetërsuar sasinë e mallit të konstatuar gjatë kontrollit të datës 01.08.2018 dhe duke e zvendësuar atë me sasinë e mishit prej 500 kg të lartpërmendur, për të cilën ky shtetas nuk dispononte dokumentacionin përkatës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë