E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Iu kundërpërgjigj atentatorëve me armë, arrestohet 27 vjeçari

Policia e Vlorës ka arrestuar personin e shpallur në kërkim në lidhje me ngjarjen e ndodhur në 10 maj 2019 në Lungomare.

 

Personi I arrestuar sipas policisë është Ines Hajrulla, 27 vjeç.

 

Reklamë

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se Hajrulla është kundërpërgjigjur me armë zjarri pistoletë në drejtim të automjetit ku ndodheshin personat e pa identifikuar që kanë hapur zjarr me armë në drejtim të lokalit ku ai ishte.

 

Në lidhje me ngjarjen mbeti i plagosur 63 vjeçari D.C, i cili ishte klien në një lokal tjetër me distancë prej 70 m larg.

 

Gjykata i ka caktuar shtetasit I. H, masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municioneve” dhe “Vrasje kundër dy ose më shumë personave” e mbetur në tentativë”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë