E diel, 27 Shtator 2026 E-Zone deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Iu gjetën kanabis dhe armë në banesë, e pësojnë keq babë e bir (Emrat)

Një 60-vjeçar është vënë në pranga, pasi në banesën e tij janë gjetur kanabis gati për shitje.

 

Policia e Fierit ka arrestuar Petrit Hykajn, ndërsa është shpallur në kërkim djali i tij, 29-vjeçari Shkëlqim Hykaj.

 

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtyre shtetasve, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 2.2 Kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa, e përgatitur gati për shitje, një peshore elektronike dhe një armë gjahu pa leje.

Vazhdo të lexosh