Subscribe

Rendohet pozita e mjekut te njohur kardiolog Edvin Prifti. Prokuroria e posacme kunder krimit dhe korrupsionit ngriti ndaj tij edhe akuzën e pastrimit të parave, duke kërkuar për të arrest me burg.

 

Ndryshimi i masës së sigurisë nga pezullimi në i detyrës në burg për mjekun Prifti, sipas prokurorisëe duhet bërë pasi në banesën dhe në zyrën e tij u gjetën 250 mijë euro dhe 160 mln lekë.

 

Akuza pretendon se këto para nuk justifikohen dhe kanë ardhur si pasoje e rryshfeteve që janë kërkuar nga mjeku gjatë punës së tij.

 

Më herët avokatët e Priftit pretenduan se kjo shumë e madhe parash erdhi si pasojë e një shitjeje që kishte bërë kirurgu e që më pas do t’i depozitonte ato në bankë.

 

Emri i mjekut doli gjatë hetimeve që SPAK po bënte për gjyqtaren e Krujës Enkelejda Hoxha dhe grupit të saj. Përgjimet konfirmuan një pagesë që sekretarja e gjykatës do të bënte tek mjeku për operimin e nënës së saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *