Policia e Korçës ka sekuestruar dhjetëra doza kokainë, të cilat u gjetën në banesën e një 33-vjeçari të dyshuar për shitje të lëndëve narkotike.

Gjithashtu, sipas policisë, 33-vjeçari organizonte lojëra fati.

Policia ka kryer kontroll në banesën e shtetasit të shpallur në kërkim M. D., 33 vjeç, banues në Korçë.

Shtetasi M. D. është shpallur në kërkim për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Më datë 27.09.2024, ai nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar automjetin dhe është larguar me shpejtësi. Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas ushtronte veprimtaritë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike dhe të organizimit të lojërave të fatit.

Vijon puna për kapjen e tij./vizionplus.tv

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *