Një shqiptar u arrestua nga policia e Savonas në Itali, pasi në momentin e ndalimit iu gjet lëndë narkotike dhe armë.
Mediat italiane raportojnë se oficerët e policisë në momentin e ndalimit kanë kërkuar t’i bëjnë kontroll makinës së shqiptarit, por ky i fundit fillimisht nuk ka pranuar të abshkëpunojë.
Menjëherë oficerët kanë filluar të dyshojnë, dhe më pas kanë nisur një kontroll të imtësishëm në mjetin me të cilin udhëtonte shqiptari.
Pas mjetit oficerët ushtruan edhe kontroll brenda lokalit, të menaxhuar nga 27-vjeçari, u lejuan atyre të kapnin disa doza narkotikësh të tipit kokainë, të paketuara dhe të fshehura brenda një kavanozi në zonën e kuzhinës së lokalit.
Nën dritën e asaj që u zbulua, u kryen kontrolle në tre apartamente në pronësi të 27-vjeçarit. Pas këtyre, u gjet një sasi e madhe kokaine, pjesërisht në “gur” dhe pjesërisht në pluhur, në pako të paketuara në vakum dhe të vulosura me nxehtësi, me një peshë totale prej mbi 4 kilogramësh e 400 gramë.
Në mbështetje të aktivitetit të paligjshëm, u gjetën gjithashtu para cash dhe materiale paketimi, si dhe dy peshore precize. Droga e sekuestruar, e cila ishte gati për t’u hedhur në tregun e Savonës, vlerësohet të ketë një vlerë tregtare prej mbi 350 mijë eurosh, prandaj mund të thuhet se sekuestrimi ka përbërë një goditje të fortë për aktivitetin e trafikimit të drogës në këtë qytet.
Përveç shkatërrimit të një aktiviteti të lulëzuar të trafikut të drogës, policia i gjeti të riut shqiptar edhe një pistoletë gjysmëautomatike Beretta Mod.34, të fshehur siç duhet në një nga apartamentet, me karikatorin e saj dhe disa municione.





