Policia ka arrestuar pas disa orësh 34-vjeçren që dogji makinën e pronarëve ku ishte punësuar ditën e sotme në Sarandë.

 

Policia bënë me dije se konflikti midis pronarëve të hotelit dhe punonjëses ka nisur për motive të dobëta por e reja e ka ‘nxjerrë inatin’ në automjetin e tyre.

 

Sarandë

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” i shtetases A. B., 34 vjeçe, banuese në fshatin Shëndëlli, pasi dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta ka djegur automjetin e pronarëve të hotelit ku ishte e punësuar, shtetasve K. Xh dhe E. Xh, banues në Sarandë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *