Kronikë
Iu bë atentat dje në Shkodër/ Arrestohet në Spitalin e Traumës 34-vjeçari

Arrestohet 34-vjeçari Vinçens Piroli, i cili u plagos mbrëmjen e të hënës në Shkodër me pistoletë me silenciator. 3 nga plumbat përfunduan ne trupin e te riut, një në shpatull dhe dy në pjesën e brinjëve.
Piroli i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale, por sipas burimeve spitalore është ende në rrezik për jetën.
Reklamë
Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për një vrasje në Ulqin. Dyshohet se në korrik të 2021 së bashku me Dorian Lalën ekzekutuan malazezin Momcilo Gjurishic.
Pista kryesore e atentatit ndaj Pirolit mbetet ajo e hakmarrjes.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




