Nje shtetas italian përfundon ne pranga për pastrim parash dhe falsifikim dokumentesh. Policia arrestoi 56-vjeçarin Alessandro Donadon, te cilit iu sekuestruan 640 mijë euro. Specialistët e pastrimit të parave zbuluan se ky shtetas merrte shuma të ndryshme monetare nga San Marino i kalonte drejt një banke të nivelit të dytë në Tiranë dhe duke përdorur çeqe të falsifikuara, tentonte ti dërgonte drejt shtetit italian. Pas sekuestros se llogarisë bankare, Prokuroria e Tiranës kërkon nga Gjykata të caktoje ndaj tij masën e sigurisë arrest me burg. Hetimet e prokurorisë kanë zbuluar se Donado është i përfshirë në skemën e pastrimit të parave në Shqipëri duke përdorur fatura fiktive për shitjen e produkteve dentare nëpër klinika. Të premten ai pritet të dalë para Gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë, ndërsa dyshohet se është pjese e nje grupi, i cili është proceduar nga drejtësia italiane per mashtrime me shuma te mëdha financiare.