E martë, 29 Shtator 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:45 Në vijim ora 03:45: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Italiani aksidentohet në Berat-Skrapar/ 4 të plagosur, mes tyre edhe fëmijë

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në aksin nacional Berat-Skrapar.

 

Reklamë

Dy automjete janë përplasur “kokë më kokë” me njëra-tjetrën në vendin e quajtur “Qafë Hoxhaj”.

 

Mjetet, njëra tip “Golf” dhe tjetra tip “Seat”, kanë pësuar dëmtime të mëdha, ndërkohë që katër shtetas (pasagjerë në të dyja mjetet) janë plagosur, mes tyre edhe dy fëmijë.

 

Të plagosurit janë transportuar drejt Spitalit Rajonal të Beratit dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

 

Mësohet se ka qenë mjeti tip “Golf” që vinte nga Skrapari në drejtim të Beratit dhe që drejtohej nga Xhulio Katillari ai që ka humbur kontrrollin e mjetit dhe ka hyrë në korsinë e mjetit “Seat” që drejtohej nga shtetasi italian Guido Sivori, duke e goditur fort në pjesën ballore.

Vazhdo të lexosh

Reklamë