Nuk është hera e parë që qytetarët italianë ankohen për sjelljet e pahijshme të turistëve të ndryshëm, që zgjedhin të vizitojnë tokën e makaronave dhe picave gjatë gjithë vitit. Skenat e turistëve që marrin me vete rërën rozë nga plazhet e mrekullueshme të Sardegna-s, apo që lahen në shatërvanë të ndryshëm, shpeshherë të shpallura monumente kulture dhe të një rëndësie të veçantë historike, kanë detyruar autoritetet përtej detit të marrin masa drastike, që përkthehen në gjoba mijëra euroshe. Por çudirat nuk kanë të sosur, sidomos në Peschiera del Garda në qytetin e Veronas, ku disa turistë nuk u kanë rezistuar temperaturave të nxehta dhe kanë vendosur të shëtisin me rroba banje në mes të qytetit, apo edhe me të brendshme. Kjo gjë nuk u ka pëlqyer aspak qyetarëve italianë të cilët nuk kanë nguruar të ndajnë në rrjete sociale fotografitë  e tyre shoqëruar me deklarata inati si psh ‘’Të degjeneruar, nuk dilet kështu në rrugë.’’, ‘’Kjo nuk është normale, nuk mund të trajtoni vendin tonë si një banjo publike’’, apo ‘’Ç’dreq turizmi është ky, nuk jemi në pishina, por në qendër të qytetit.’’ Më poshtë do të gjeni disa prej fotove që qarkullojnë në rrjete sociale. Nuk duam të mendojmë si do të reagonin shqiptarët, nëse dikush do të kalonte i (zh)veshur kështu në mes të sheshit Skënderbej, xhamisë së Et’hem Beut apo do merrte rreze dielli në shkallët e Kishës Orthodokse./Burimi ”CORRIERE DEL VENETO”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *