Bota
Italianët shijojnë kafen në lokal pas dy muajsh izolimi të rreptë

Pas më shumë se dy muajsh izolimi të rreptë në të gjithë vendin, më në fund Italia po merr frymë.
Qytetarët kanë mundur të shijojnë kafen e mëngjesit jashtë shtëpisë pasi baret dhe restorantet kanë nisur aktivitetin. Lëvizja brenda rajoneve është e lirë por gjithmonë duke respektuar distancimin fizik dhe kushtet e higjienës.
Përdorimi i maskës në publik është i detyrueshëm. Stacionet e trenave gumëzhijnë këtë të hënë ndërsa edhe besimtarët u janë rikthyer ritualeve. Nga kjo e hënë edhe muzetë si dhe atraksionet e tjera janë hapur.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




